“Aty kam mësuar respektin, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, Karioka feston me shqiponjë për të prekurit nga tërmeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 18:39

“Aty kam mësuar respektin, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, Karioka feston me shqiponjë për të prekurit nga tërmeti

Feronikeli mposhti me rezultatin 5-0 A&N ditën e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Kosovës.78377777_993092257726010_3560053797008965632_n

Një nga autorët e golave ishte edhe ish-futbollisti i Kukësit, Zhan Karioka. Ky i fundit realizoi golin e tretë për Feronikelin, të cilin e dedikoi pikërisht për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Braziliani festoi me shqiponjë, dhe pas ndeshjes kishte një dedikim prekës për Shqipërinë, teksa në postimin e tij në “Facebook”, shkruan: “ Kjo foto është për viktimat nga tërmeti në Shqipëri. Një vend ku unë ka mësuar respektin, i cili po kalon një moment të vështirë.

Por unë e di që do ta kalojnë siç kanë kaluar edhe shumë të tjera sepse janë një popull luftarak. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti e Bekoftë Kosovën. Forca Shqipëri.”, shkruan Karikoa.kariokaaa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"