Kosova i ktheu mbrapsht serbët, reagon federata pas bllokadës që i bëri Crvenës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 16:53

Kosova i ktheu mbrapsht serbët, reagon federata pas bllokadës që i bëri Crvenës

Policia e Kosovës ka ndaluar ditën e sotme skuadrën serbe të Crvena Zvezdës në pikën kufitare të Jarinës,  të hyjë në territorin kosovar ku kishin planifikuar të luanin me Trepçën, nga Mitrovica Veriore, në kuadër të Kupës së Serbisë.Zvezdaa-1

Autoritetet kosovare nuk kanë lejuar që serbët të kalojnë kufirin, teksa i kanë kthyer pas andej nga kishin ardhur.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar kreu i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, i cili është shprehur se nuk do të lejojnë asnjëherë që të zhvillohen ndeshjet zyrtare të Serbisë në Kosovë: “Ne kemi qenë në dijeni për tentimin për ta zhvilluar këtë ndeshje, të cilën e kemi kundërshtuar qysh nga fillimi dhe kemi kërkuar nga autoritetet përgjegjëse në Kosovë ta përkrahin vendimin tonë për të mos e lejuar Crvena Zvezdën të hyjë në Kosovë.agimademiprofil-e1528965640900-780x439_1530884166-7107422

Ne kemi qenë gjithmonë për promovimin e sportit dhe kemi lejuar organizimin e ndeshjeve bamirëse dhe atyre miqësore, mirëpo asnjëherë nuk do ta lejojmë zhvillimin e ndeshjeve zyrtare të Serbisë në Kosovë, sepse është kundër statutit tonë dhe të UEFA-s. Për ne është e rëndësishme që të mos lejohet zhvillimi i ndeshjeve të tilla në territorin e Kosovës.”, u shpreh Ademi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"