VIDEO/ Gladbahu përmbys Bajernin dhe vazhdon kryesimin, fitojnë me lehtësi Dortmundi e Lajpcigu. Ja rezultatet dhe renditja në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 17:33

VIDEO/ Gladbahu përmbys Bajernin dhe vazhdon kryesimin, fitojnë me lehtësi Dortmundi e Lajpcigu. Ja rezultatet dhe renditja në Bundesligë

Janë mbyllur para pak minutash 5 ndeshjet e Bundësligës gjermane, të vlefshme për javën e 14-të në këtë kampionat.baaa

Bajern Mynihu u mposht me rezultatin 2-1 nga Borusia Moshengladbah në transfertë, me këta të fundit që ruajnë kreun e renditjes. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht dominimit nga ekipi i Flik. Gjithë ky dominim u shpërblye në minutën e 49, kur Ivan Perisiç me një të majtë të fuqishme dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë ekipit të tij avantazhin.

Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan, dhe në minutën e 60’ barazuan shifrat, me Bensebainin që me një gjuajtje të fortë me kokë e dërgoi topin në rrjetë duke mos i lënë asnjë mundësi Nojerit. Ishte përsëri i njëjti futbollist, i cili realizoi në minutën e 92’ me penallti dhe i dha ekipit të tij një fitore shumë të rëndësishme, e cila e mban në krye të tabelës me 31 pikë, ndërsa Bajerni zbret në vendin e 6-të me 24 pikë.

Nga ana tjetër Dortmundi shkatërroi më shifrat e thella 5-0 Duseldorfin në shtëpi, në një ndeshje që nuk kishte shumë histori. Për verdhezinjtë shënuan nga dy herë Rojs dhe Sanço dhe njëherë Hazard, të cilët me këtë fitore e ngjitin ekipin e tyre në vendin e 3-të me 26 pikë, ndërsa Duseldorfi renditet në vendin e 16-të me 12 pikë.

Ndërkohë Lajpcigu ka mposhtu me rezultatin 3-1 Hofeneimin,  duke u renditur në vendin e dytë me 30 pikë. Fitore mori edhe Frajburgu, teksa mposhtën me rezulatatin 1-0 Uolfsburgun, ndërsa Augsburgu mposhti 2-1 Maincin.bun

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"