Gafë me ujin në fushën e lojës, skuadra shqiptare surprizohet gjatë ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 15:20

Gafë me ujin në fushën e lojës, skuadra shqiptare surprizohet gjatë ndeshjes

Gjilani zhvilloi një ndeshje miqsore ditën e sotme me skuadrën ruse të Jenisej, e cila ngjalli edhe polemika të shumta, për shkak se rusët e quajtën në “Youtube” skuadrën kosovare si serbe.

GAFE ME UJIN

Kjo ndeshje rrezikoi të ndërpritej, por më pas u zgjidh çështja dhe ndeshja vazhdoi normalisht. Megjithatë të dyja ekipet janë përballur me një surprizë të pakëndshme, pikërisht gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Në minutën e 29’ të ndeshjes ka ndodhur një rast tejet komik, teksa në fushë është lëshuar uji, ndonëse ishte duke u zhvilluar sfida. Nga kjo u lagën disa futbollistë, të cilët gjithsesi e morën me të qeshur këtë situatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"