VIDEO/ Fitore e paharrueshme, 17-vjeçarët e Tiranës “pa frena” ndaj Partizanit dhe marrin trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 13:22

VIDEO/ Fitore e paharrueshme, 17-vjeçarët e Tiranës “pa frena” ndaj Partizanit dhe marrin trofeun

Tirana po provon se këtë sezon nuk shkëlqen vetëm ekipi i parë, por dhe skuadrat e saj zinxhir.
104841872_2610586555864117_9014649873641259877_o
Bardheblutë 17-vjeçarë fituan titullin kampion për Grupin A të Kategorisë Superiore U17 në mënyrën më të mirë të mundshme duke shkatërruar në finale Partizanin me rezultatin 4-0. Në takimin e luajtur në “Selman Stërmasi”, Tirana U17 dominoi të gjihtë takimin duke mos hasur në rezistencën e të kuqve. Meculi, Karaj dhe Birçe me një dopietë personale “firmosën” titullin kampionë në Kategorinë Superiore U17.

Skuadra ka festuar më pas titullin në fushë. Kampioni i Kategorisë Superiore U17 do të shpallet pas organizimit të fazës play-off mes 8 ekipeve nga grupet A dhe B.

2020 duket se do të jetë viti bardheblu pasi skuadrat e Tiranës po regjistrojnë suksese të njëpasnjëshme. Kjo është një tjetër dhuratë për 100-vjetorin e themelimit të klubit kryeqytetas.

FT: TIRANA U17-PARTIZANI U17
Meculi 15′, Karaj 46′, Birçe 50′, 90′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"