Trajneri i Valetës nuk i trembet Kukësit: Futemi në fushë për të sulmuar!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 20:48

Trajneri i Valetës nuk i trembet Kukësit: Futemi në fushë për të sulmuar!

Valeta do të presë nesër ekipin e Kukësit për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve. Pas barazimit pa gola në “Loro Boriçi”, trajneri i skuadrës malteze, Danilo Donçiç, shprehet se kërkon të sigurojë një kualifikim për në turin tjetër.

valeta

“Në takimin e parë bëmë një paraqitje pozitive, por nuk kemi arritur asgjë. Do kisha preferuar të shënonim të paktën një gol, pasi Kukësi na shënon këtë ndeshje, neve do na duhen 2 gola të tjerë. Patëm shumë raste, por nuk e çuam dot topin në rrjetë. Tani kemi një mundësi tjetër, ku do të kërkojmë kualifikimin, diçka shumë e rëndësishme për klubin tonë. Do futemi në fushë për të sulmuar, dhe duhet të shfrytëzojmë rastet që do na krijohen” – u shpreh trajneri i Valetës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"