FOTO/ “Tradhëtar, dezertor”, Rrahmani u përgjigjet me qetësi ofendimeve të disa tifozëve të Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2020 | 20:41

FOTO/ “Tradhëtar, dezertor”, Rrahmani u përgjigjet me qetësi ofendimeve të disa tifozëve të Kosovës

Dështimi për t’iu afruar ëndrrës së pjesëmarrjes për herë të parë në një kompeticion ndërkombëtar ka shkaktuar jo pak ilaritet te disa tifozë të Kosovës. Në rrjetet sociale, ata kanë ofenduar disa prej titullarëve të rëndësishëm të ekipit “Dardan” si Muriqi, Rashicën dhe Rrahmanin, të cilët nuk u lejuan nga klubet për të luajtur me Kosovën.
auto_341349-amir-rrahmani-nis-aventuren-te-napoli-stervitja-e-pare-745x4951598293659
Vetë kapiteni i Kosovës u është përgjigjur me qetësi sulmeve të disa prej komentuesve, të cilët e kanë quajtur “tradhëtarë” dhe “dezertor” që nuk luajtën kundër Maqedonisë.

STATISTIKAT E PËRGATITURA NGA “SOFA SCORE” PËR “PANORAMA SPORT”: 

Statistikat e Rrahmanit

Mbrojtësi i Napolit theksoi se është izoluar në hotel bashkë me pjesën tjetër të skuadrës pas daljes së disa rasteve me COVID-19.

“I gjithë ekipi i Napolit është në karantinë dhe jemi të ndaluar të bëjmë dhe një metër larg hotelit. Pas të gjitha përpjekjeve të Ambasadës Italiane në Kosovë dhe shtetit të Kosovës, ishte e pamundur të vija. Mësoni ta doni vendin tuaj dhe pastaj të bëni komente”, shkruan Rrahmani në rrjetet sociale.

rrahmani
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"