Dalin përgjimet e përdhunimit të vajzës shqiptare, sulmuesit i ndërpresin kontratën pas vetëm 1 jave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 23:55

Dalin përgjimet e përdhunimit të vajzës shqiptare, sulmuesit i ndërpresin kontratën pas vetëm 1 jave

Më 10 tetor Robinjo zyrtarizoi kalimin e tij te skuadra braziliane e Santosit, ku në prezantim shprehej se do të bënte maksimumin për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave.

robinho

Megjithatë sulmuesi brazilian nuk do e ketë këtë mundësi, pasi kontrata e tij me Santosin është ndërprerë pas vetëm një jave.

GlobeEsporte”, së fundmi ka nxjerrë përgjimet e një përdhunimi që braziliani kishte bërë në vitin 2013 ndaj një vajze shqiptare, në Itali, kur ishte pjesë e Milanit. Në përgjigjet e zbuluara, dëgjohet biseda mes Robinjos dhe këngëtarit italian, Xhairo Çangas, me lojtarin që për akuzat i thotë: “Unë po qesh dhe nuk më intereson fare, sepse ajo ishte plotësisht e dehur, as nuk e di se çfarë ka ndodhur.”

Muzikanti më tej i thotë: “Të pashë kur ia vendose pe***** në gojë”, ndërsa Robinjo ia kthen: “Kjo nuk do të thotë se ia bëra.”

Pikërisht këto përgjigje i kanë hapur probleme të shumta 36-vjeçarit, i cili tashmë nuk do të jetë pjesë e Santosit.

Gjykata italiane e ka dënuar futbollistin me 9 vite burg, për shkak të përdhunimit të vajzës 23-vjeçare me origjinë shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

U përdhunua nga Robinjo, flet vajza shqiptare: Ja çfarë ndodhi atë natë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"