Dorëzohet sërish UEFA, sfida tjetër e Ligës së Europës luhet me stadium bosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 21:39

 Dorëzohet sërish UEFA, sfida tjetër e Ligës së Europës luhet me stadium bosh

Pas sfidës Sevilja-Roma, e cila do të luhet pa tifozë, UEFA konifrmoi se edhe takimi tjetër i raundit të 1/16-ave të Ligës së Europës Olimpiakos-Ulvëruempton do të luhet me dyer të mbyllura.

Olympiakos-vs-Wolverhampton-Wanderers-Europa-League

Ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë nga mediat e huaja, takimi i ditës së enjte mes skuadrave greke dhe angleze do të luhet në stadiumin “Karaiskakis” pa tifozë për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit në tokën helene.

Disa takime të kompeticioneve europiane si: PSG-Borusia Dortmund dhe Valencia-Atalanta (Liga e Kampioneve) si dhe Sevilja-Roma (Liga e Europës) do të luhet pa tifozë, kurse ndeshja Bazel-Eintraht Frankfurt është shtyrë për shkak të numrit të madh të personave të infektuar në Zvicër nga koronavirusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"