ZYRTARE/ U largua nga Kukësi, Musta qëndron në Superiore dhe firmos për skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2020 | 19:40

ZYRTARE/ U largua nga Kukësi, Musta qëndron në Superiore dhe firmos për skuadrën e…

Siç kishte paralajmëruar edhe “Panorama Sport”, Emiljano Musta është lojtari më i ri i Laçit. Mesfushori u largua nga Kukësi, teksa ka vendosur të qëndrojë në Kategorinë Superiore.

musta

Klubi i Laçit ka prezantuar futbollistin ditën e sotme, i cili pritet të jetë një forcë e shtuar për trajnerin Armando Cungu në sezonin e ri. Elbasanasi ka arritur marrëveshjen dhe ditën e sotme është prenatuar te kurbinasit.

Kujtojmë se Musta para pak kohësh rinovoi kontratën me Kukësin, por ditën e djeshme palët njoftuan mbylljen e bashkëpunimit dhe tashmë ai do të jetë një kundërshtar i skuadrës së Skënder Gegës në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"