Pesë kampionate në tre shtete të ndryshme. Ish-lojtari i Kukësit, “koleksionist” trofesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2020 | 23:50

Pesë kampionate në tre shtete të ndryshme. Ish-lojtari i Kukësit, “koleksionist” trofesh

Ish-futbollisti i Kukësit Izair Emini koleksionoi një tjetër trofe të rëndësishëm në karrierë.
Emini
Lojtari i Dritës fitoi titullin e pestë kampion në karrierë pasi gjilanasit u konfirmuar matematikisht kampion të këtij sezoni në Kosova pas barazimit Gjilani-Ballkani 2-2.

34-vjeçari nga Tetova ka fituar 3 herë kampionatin maqedonas me Shkëndijen e Tetovës (2010-2011, 2017-2018 dhe 2018-2019). Emini korri sukses në një vit e gjysmë te Kukësi duke fituar titullin kampion (2016-2017), Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

Futbollisti arriti të kalonte me sukses koronavirusin dhe të kthehej titullar me Dritën.

Karriera e tij me kaq shumë trofe të fituar është për t’u patur zili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"