“Kam qenë i vetmi që kam trajnuar Milanin pa kontratë”, ish-tekniku kuqezi reagon ndaj kritikave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 15:24

“Kam qenë i vetmi që kam trajnuar Milanin pa kontratë”, ish-tekniku kuqezi reagon ndaj kritikave

Kristian Broki, përveç kohës kur ka qenë futbollist i Milanit, për një afat të shkurtër ka qenë edhe trajneri i këtyre të fundit.kristian broki

Në prill të 2016-ës, italiani i cili drejtonte skuadrën e të rinjve të Milani9t, mori drejtimin e ekipit të parë, pas shkarkimit të Sinisha Mihajloviç. Pas përfundimit të atij sezoni, Broki u largua nga drejtimi i skuadrës, teksa vendin e tij e mori Montela. Këtë sezon 43-vjeçari është nën drejtimin e Monzës, klub i cili tashmë është në pronësinë e Berluskonit.

Së fundmi Broki ka dhënë një intervistë ku iu është përgjigjur kritikave të shumta, duke thënë se ka qenë personi i vetëm që ka drejtuar Milanin pa kontratë. “Unë nuk kam asnjë keqardhje që kam drejtuar Milanin në një periudhë të vështirë. Të gjithë  thonë se unë kam qenë i afërti i Berluskonit, por për dallim nga trajnerët e tjerë, unë kam qenë i vetmi që kam stërvitur këtë skuadër pa kontratë.broki

Të tjerët kanë marrë pagën pas disa ndeshjeve. Kjo është diçka që unë nuk e kam thënë kurrë, por njerëzit vetëm kritikojnë ndërkohë që nuk e dinë situatën.”, u shpreh Broki.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"