Norvegjia shpëton Shqipërinë, Kombëtarja “ruan nderin” në Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 23:50

Norvegjia shpëton Shqipërinë, Kombëtarja “ruan nderin” në Ligën e Kombeve

Norvegjia i ka bërë nder në një farë mënyre Shqipërisë, në kompeticionin e Ligës së Kombeve. Ekipi norvegjez mundi në transfertë 0-2 Qipron, duke mbajtur kështu vendin e parë në grupin C3, por edhe duke lënë Qipron me 5 pikë, të cilat në renditjen e vendeve të treta në Ligën C, shkojnë në vetëm 1 pikë, pasi qipriotët kanë 4 pikë të marra ndaj vendit të fundit në grup, Sllovenisë, të cilat zbriten.

Shqiperia Kombetarja Panuci

Kështu, në vendet poshtë Shqipërisë në renditjen e vendeve të treta, gjendeshin Qipro dhe Mali i Zi me nga 1 pikë, por tashmë sido që të dalë sfida e Malit të Zi me Romaninë, Shqipëria e ka lënë pas një kundërshtar, që është Qipro, të cilët zbresin në Ligën D. Kështu, edhe në kompeticionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve, Shqipëria do të jetë pjesë e Ligës C.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"