ʺIbra është një kampion, Juventusi të fut frikënʺ, rrëfehet Morati: Lojtari që do të merrja tek Interi im është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 16:14

ʺIbra është një kampion, Juventusi të fut frikënʺ, rrëfehet Morati: Lojtari që do të merrja tek Interi im është…

Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati ka folur në mikrofonat e radios napoletane ʺRadio Kiss Kissʺ, për gjendjen e kampionatit italian por edhe për Zlatan Ibrahimoviç ku Morati e njeh mjaft mirë pasi e ka patur lojtarin e tij të preferuar tek Interi, dhe gjigandi suedez fitoi tri tituj kampion radhazi me zikaltërit.

FC Internazionale Milano Shareholders' Meeting

 

Ibrahimoviç – ʺIbrahimoviç është duke bërë gjëra të mëdha për Milanin. Ai është një kampioni i vërtetë.

Lukaku – ʺLukaku për mua është një surprizë. Nuk e kisha menduar kurrë që do të bënte kaq mirë. Ai është një lojtar shumë i përulur që punon fort.

Insinje – ʺUnë do dëshiroja shumë një lojtar të Napolit nëse do të kisha përsëri Interin tim. Lorenco Insinje do i kishte shërbyer shumë Interit.

Titulli kampion – ʺJuventusi gjithmonë të fut frikën, pasi kanë kualitet dhe eksperiencë të madhe, fryt i shumë fitoreve. Përveç Interit duhet kujdes edhe nga Milani, Napoli dhe Roma. Verdhekuqtë janë nënvlerësuar shumë në fillimin e sezonit, ata janë duke bërë mirë të guiduar nga një trajner i mirë si Fonseka. Napoli ka një sulm të shkëlqyer dhe një Gatuzo të zotë që i ka vendosur mirë të gjithë së bashku. Ata mund të krahasohen pa pikën e dyshimit edhe me sulmin e Interit të tripletës.ʺ, përfundon intervistën ish-presidenti legjendar i Interit, Masimo Morati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"