ʺDuhet të bëjmë mirë edhe pse mungon Lukakuʺ, Konte në prag të sfidës ndaj Parmës: Kam besim te lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 14:53

ʺDuhet të bëjmë mirë edhe pse mungon Lukakuʺ, Konte në prag të sfidës ndaj Parmës: Kam besim te lojtarët

Në vigjilje të sfidës ndaj Parmës në kampionat e cila është e programuar të zhvillohet nesër në orën 18:00, Antonio Konte del përpara gazetarëve në konferencën e zakonshme për shtyp. Interi i tij kërkon fitoren e dytë radhazi në kampionat pas asaj ndaj Xhenoas, por vjen me një Lukaku të dëmtuar në sfidën e Champions-it kundër Shahtjor:

Konte Inter

Lukaku – ʺKa patur një dëmtim muskulor në sfidën e Champions-it. Është një lojtar tepër i rëndësishëm për ne. Do të na jepte një dorë të madhe, por kam besim edhe te lojtarët e tjerë që kam në dispozicion.ʺ

Sançez – ʺGjithashtu dhe Sançez nuk ndihet gati, duhet të presim ʺOKʺ e mjekut që të jetë gati për të luajtur.ʺ

Lojtarët që kaluan COVID-in – ʺMe rikuperimin në kohë rekord të Jang ishte befasuese për çdo person, ishim të kujdesshëm si për stafin mjekësor por edhe për ne. Galiardini ndihet mirë, është stërvitur në kushte shtëpie, por është në 100% të formës dhe jam i lumtur që e kam në dispozicion.ʺ

Vidal – ʺVidal është një lojtar që ka arritur kulmin e pjekurisë. Ka patur shumë eksperienca në role të ndryshme, vite më parë aktivzohej pas sulmuesve në rolin e trekuartistit ku sulmonte zonën dhe gjente hapësira për gol. Nëse do të kisha nevojë që Vidal të luante më përpara do ta aktivizoja pa hezitim.ʺ

Perisiç sulmues – ʺPerisiç është aktivizuar si sulmues qendre dhe në fazën përgatitore të sezonit të shkuar. Ai i ka karakteristikat për të luajtur si sulmues qendre dhe mund të jetë një alternativë e dy sulmuesve në qendër.ʺ

Parma – ʺNdershmërisht them se Parma ka një fizionomi. Skuadrat ku ka trajnuar Liverani kanë shfaqur gjithmonë se kanë luajtur futboll të bukur. Është e pashmangshme që gjithmonë të ketë një strategji të fshehur çdo ndeshje. ʺ , përfundon fjalën e tij Antonio Konte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"