ʺDo të kemi një ndeshje të vështirëʺ, Edi Martini në prag sfide ndaj Kukësit: Ne do të luajmë futbollin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 16:50

ʺDo të kemi një ndeshje të vështirëʺ, Edi Martini në prag sfide ndaj Kukësit: Ne do të luajmë futbollin tonë

Në prag të sfidës së nesërme në ʺNiko Dovanaʺndaj Kukësit në kampionat, trajneri i Teutës Edi Martini shfaqet në konferencën për shtyp duke folur për kundërshtarët veri-lindor, por edhe për gjendjen e lojtarëve të tij:

edi martini

Ndeshja me Skënderbeun – “Në ndeshjen me Skënderbeun humbëm shumë raste dhe më pas u bëmë nervozë, nuk është se e nënvlerësuam ekipin kundërshtar. Është kaluar ajo ndeshje, bëmë një ndeshje shumë të mirë më pas me Tiranën.ʺ

Kukësi – ʺE njohim mirë, edhe pse ka ndryshuar shumë. Është një ekip mjaft i mirë dhe cilësor, kanë një trajner të mirë dhe e dimë që do jetë një ndeshje tepër e vështirë. Gjithsesi, e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ne kemi grupin kryesor, klubi është i pari, individi vjen më pas. Lojtarët duhet të japin maksimumin për aq minuta do të futen në fushë. Dëshira e çdo njërit është të luajë, trajneri duhet ta kuptojë një gjë të tillë.ʺ

Karabeci-Daja – ʺNuk dua të flas me emra, parësor është ekipi. Për mua të gjithë lojtarët janë njësoj. Ata që do të bëjnë më mirë gjatë javës do të jenë në lojë. Të dy janë lojtarë mjaft të nevojshëm për ekipin, gjithsesi, për momentin, ne kemi një ekip mjaft të mirë. Dy qendrat e mesfushës, si Aleksi dhe Avdyli, po bëjnë mjaft mirë.ʺ

Kampionati – ʺNe do të luajmë futbollin që dimë të bëjmë dhe do të japim maksimumin në çdo ndeshje. Ne jemi të qartë dhe e dimë shumë mirë se çfarë force kemi, kush jemi dhe çfarë do bëjmë. Kemi një dëmtim të Emiljano Vilës, i cili nuk u stërvit dje dhe pardje me ekipin. Duke njohur karakterin dhe grintën që ai ka, besoj se do të jetë në fushë nesër. Edhe nëse nuk do të jetë, kemi mjaft lojtarë të tjerë“, deklaron trajneri Martini.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"