VIDEO/ Grekët gjakosën tifozët e Bajernit, por shikoni gjestin fantastik të dy ekipeve në fushën e lojës

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 23, 2019 | 11:14

Bota LAJMI KRYESOR Të fundit Video

VIDEO/ Grekët gjakosën tifozët e Bajernit, por shikoni gjestin fantastik të dy ekipeve në fushën e lojës

Skena të tmerrshme ishin ato nga ndeshja e zhvilluar në Athinë ditën e djeshme, mes ekipeve U-19 të Olimpiakosit dhe Bajernit të Mynihut, në Champions-in për të rinj.

bandicam 2019-10-23 08-31-26-791

Huliganët grek pushtuan fushën në minutën e 84-t, për të shkuar drejt tifozëve gjermanë që gjendeshin në tribuna, e me shkopinj e flakadanë shkaktuan trazira, ndërsa gjakosën edhe shumë prej tyre(LEXO KËTU PËR MË SHUMË).

greqi sherri

Ndërkohë, teksa vetëm pak minuta kishin mbetur nga mbyllja e ndeshjes, që shënonte rezultatin 0-4 për bavarezët, lojtarët e të dyja ekipeve, u ftuan nga zyrtarët e ndeshjes të luanin për disa minuta, që takimi të mbyllej aty e jo në komisionet e UEFA-s.

Gjithsesi, lojtarët e të dy ekipeve nuk e kaluan sikur asgjë të mos kishte ndodhur, dhe bënë një gjest vërtetë të veçantë. Ata bënë një rreth në mesin e fushës, duke filluar një lojë mes 22 vetëve, të gjithë bashkë e të përzier. Loja që njihet si “kuadrat” në gjuhën e futbollit, kishte tre persona mes të gjithë lojtarëve, që duhej të kapnin topin që të dilnin nga aty, por e veçanta ishte se të gjithë ishin bashkë, dhe nuk kishin dallimin e uniformave. Një gjest mjaft i bukur ky që mori duartrokitjet e atyre që ishin në stadium, por edhe të stafeve teknike. Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com