Flamurtari dhe Luftëtari në pikën kritike, Jupi: Pas vendimit të FIFA-s kanë rënë nga Superiorja

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 13, 2020 | 23:25

FB Të fundit

Flamurtari dhe Luftëtari në pikën kritike, Jupi: Pas vendimit të FIFA-s kanë rënë nga Superiorja

Specialisti i futbollit dhe trajneri Redi Jupi u kthye te turneu i bamirësië i organizuar në 10 dhjetor mes Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë për ndihmën për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. 

Raklli-Duro-Jupi-Beqaj-Bogdani (1)
Në emisionin “Proçesi Sportiv”, ai bëri batutë me ish-sulmuesin e kombëtares dhe trajnerin e Shpresave Alban Bushi. I ftuar për të luajtur kundër Italisë, Jupi bëri shaka se si Bushi nuk arriti të shfrytëzonte si duhej asistin perfekt të tij.

Aktiviteti: Këtu u bë një gabim shumë i madh me numrin e tifozëve. Ne thërrasim ata të Partizanit, Tiranës, Flamurtarit për të ndjekur ndeshjet e skuadrave të tyre. Të gjykosh ata (tifozët e kombëtare) pas ndeshjes është gabim. Mund të ishin 10 apo 15 mijë, për mua mbyllet me kaq me prezencën në stadium.

Sipërmarrja e këtij evenimenti ishte tepër e vështirë.  Kur merr përsipër gjëra të tillë niveli, për një vend si ne është e vështirë, pasi nuk hasim problem si asnjë vend tjetër. Harruan edhe dhuratat edhe për përfaqësuesit për ata të skuadrave kundërshtare.

Momenti i asistit perfekt për Bushin që nuk u kthye në gol: Ia dhashë ,por kujt ia dhashë?!

Bushi

Humbja me veteranët e Italisë: U mërzitëm të gjithë që nuk shkuam në finale për kënaqësi të publikut, por situatat ashtu erdhën. Edhe për mosmrrëveshje të Bogdanit me Klodin”, u shpreh Jupi.

Flamurtari dhe Luftëtari në pikën kritike, Jupi: Pas vendimti të FIFA-s kanë rëngë nga Superiorja

Për sa i përket vendimit tronditës së FIFA-s, e cila vendosi bllokimin e merkatove për dy Flamurtarin dhe Luftëtarin, Jupi mendon se me këtë vendim të sotshëm, të dyja klubet janë të rëna nga Kategoria Superiore.

Flamurtari-Luftëtari: Nëse i kanë bllokuar për dalje, u ka bërë nder dy klubve, sepse lojtarët po tentojnë të ikin. Nuk është se janë dy klube që kanë situatë të shëndetshme. Po shikoj më shumë që po ikin. Do t’u bëjë më keq se tani. Nuk mendoj se këto të dyja mund të kapin Skënderbeub teknikisht, janë larg.Kjo do t’u bëjë dëm më tepër. Është marrë vendimi njëherë e mirë, me këtë morën fund”, deklaroi Redi Jupi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com