Nard Ndoka ironizon me Edi Ramën: Pse nuk bëhesh president i Flamurtarit?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 11, 2020 | 14:47


Nard Ndoka ironizon me Edi Ramën: Pse nuk bëhesh president i Flamurtarit?!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Nard Ndoka ka ironizuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke i thënë të bëhet president i Flamurtarit.

ndoka rama

Duke iu referuar deklaratës së kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili shprehej “Rama më ka kërkuar të bëhem unë kryeministër dhe ai president”, Ndoka ka menduar të ironizojë numrin 1 të qeverisë.

Në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Ndoka i bën një propozim Ramës, ku shkruan: “Pse nuk bëhesh president i Flamurtarit”, sigurisht kjo në formën e një talljeje.

Flamurtari është në një situatë shumë të vështirë, aq sa për shkak të menaxhimit të keq, klubi kuqezi ka rënë në Kategorinë e Parë.

pos

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com