‘Sponsor i terrorizmit’, Trump njofton sot masat ekstreme kundër Koresë së Veriut

Nov 21, 2017 | 7:54
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA e shpall Korenë e Veriut shtet sponsor të terrorizmit, nëntë vjet pasi e ka hequr nga lista.

161107120239-01-trump-parry-super-169-768x432

Në takimin e kabinetit, Trump tha se ky hap do të çojë në sanksione shtesë, “shumë të mëdha”, të cilat do të shpallen të sot, raporton Rel.

Trump e kritikoi programin bërthamor të Phenjanit dhe mbështetjen e tij për, siç tha, aktet ndërkombëtare të terrorizmit.

Duke njoftuar për vendimin, Trump tha se një gjë e tillë “është dashur të ndodhë shumë kohë më parë”.

Ai tha se Koreja e Veriut “i ka mbështetur vazhdimisht aktet ndërkombëtare të terrorizmit” dhe se regjimi duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe të ndalojë programin e armëve bërthamore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura