Spo lidheni dot me WhatsApp? Mijëra përdorues kanë të njëjtin shqetësim kryesisht në…

Jul 14, 2020 | 22:24
SHPËRNDAJE

Mijëra përdorues në botë po shprehin shqetësimin se WhatsApp nuk po funksionon normalisht.

wp

Teksa problemet janë shfaqur edhe në Shqipëri, mediat britanike shkruajnë se monitorimi i pavarur i ndërprerjeve Down Detector ka regjistruar sot një raport të madh në raportet e rënies së WhatsApp.

Shumica dërrmuese (88 përqind) kanë probleme me lidhjen dhe dërgimin e mesazheve, duke mos rifreskuar ato të reja.

Harta e ndërprerjeve sipas “Down Detector” prekin kryesisht përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Evropë.

Në kulmin e ndërprerjeve të deritanishme, Daun Detector në Mbretërinë e Bashkuar ka regjistruar mbi 6.000 raporte të problemeve me WhatsApp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura