Spitali i ri i Kirurgjisë kryen me sukses ndërhyrjen e vështirë në ezofag, operacioni zgjati mbi 6 orë, Manastirliu: Ia kemi dalë, frytet e investimit …

Oct 26, 2020 | 11:21
SHPËRNDAJE

Spitali i ri i Kirurgjisë ka realizuar me sukses një ndërhyrje  të vështirë në ezofag. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

55

Ministrja sqaron se operacioni sipas saj ka zgjatur plot 6 orë e 10 minuta, ndërsa përgëzon stafin mjekësor, të cilët realizuan me sukses ndërhyrjen.

Statusi i plotë i Manastirliut:

Një ndërhyrje e rrallë në ezofag, nga ato operacione të shkallës së lartë të vështirësisë që kryhen në vendet më të zhvilluara është realizuar me sukses në #Klinikën I të Kirurgjisë.

Ekipi i kirurgëve tanë të talentuar, Dr. Shk. Henri Kolani, Dr. Frenki Vila, Dr.Manser Çili, Dr. Enio Boçi, Dr. Klidit Dodi, Dr. Bilibil Rakipi, Dr. Nertila Kodra realizuan me sukses procedurën hiroshi akiyama, e cila zgjati plot 6 orë e 10 minuta.

 Ia kemi dalë të ndërtojmë spitalin modern të kirurgjisë në QSUT, duke u siguruar pacientëve trajtimin që meritojnë dhe stafeve mjekësore, kushtet e duhura për të ofruar shërbim #cilësor.

Frytet e këtij investimi që ka revolucionarizuar shërbimin e kirurgjisë në vend po shihen çdo ditë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura