Spinaqi, gjethja jeshile e vjeshtës që nuk duhet t’i largohet tryezës

Nov 17, 2017 | 15:07
SHPËRNDAJE

Byrek, burani, supë, pure, sallatë… Nuk ka fare rëndësi se si e gatuani spinaqin, e rëndë- sishme është që në një formë apo në një tjetër, ai të jetë përherë aty. Ata që nuk e pëlqejnë konsistencën e spinaqit të zierë (kujtojmë që asnjëherë nuk duhet ta zieni më shumë se ç’duhet, mjaftojnë 2-3 minuta), mund ta përdorin shumë mirë në sallatë. Variantet e recetave si mund ta përdorni, do t’jua tregojmë më poshtë, ndërkaq mësoni se përse duhet ta hani gjithmonë.

Nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve që janë rritur me serialin e famshëm vizatimor “Braçio di Ferro”, nuk mund të mos keni fiksuar në kujtesë imazhin e marinarit krahëhekur që hante vazhdimisht spinaq. Madje, nuk është aspak çudi që për shumë vite të keni vazhduar së besuari se kush ha spinaq, është i, e fortë.spinaq

Por, perimja jeshile e dimrit sjell edhe një sërë dobish të tjera për shëndetin, që ju ftojmë t’i zbuloni si më poshtë: Forcon kujtesën: Spinaqi përmban antioksidantë të shumtë; vitamina A,B6 dhe C, që forcojnë aftësitë memorizuese të njeriut dhe luftojnë sëmundjet degjenerative të trurit.

Parandalon problemet e shikimit: Ndër antioksidantët kryesorë të spinaqit përmendim, beta-karotenin dhe luteinën, që mbrojnë sytë nga veprimi i radikaleve të lira dhe parandalojnë infeksionet e ndryshme.

Parandalon arteriosklerozën: Arterioskleroza është një ndër sëmundjet më të rrezikshme që kanos shumë njerëz të moshës mbi 30 vjeç. Ajo shkaktohet nga trashja dhe ngurtësimi i mureve të arterieve. Studimet e ndryshme kanë provuar se luteina, një ndër antioksidantët kryesorë të spinaqit, parandalon këtë sëmundje të rrezikshme.

Parandalon osteoporozën: Spinaqi përmban vitaminë K. Kjo vitaminë, e cila nuk është shumë e njohur, është jashtëzakonisht e rëndë- sishme sepse nuk lejon shpërbërjen e kalciumit në eshtra, dhëmbë dhe thonj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura