“Spencer”/ Ja ç’duhet të dini para se të shihni filmin dedikuar Princeshës Diana

Nov 26, 2021 | 23:45
SHPËRNDAJE

Kristen Stewart u rikthye në kinema me “Spencer”, një psiko-dramë që portretizon Princeshën Diana për tre ditë stresuese të jetës së saj. Filmi vjen nga skenaristi i nominuar për Oscar, Steven Knight dhe regjisori Pablo Larrain.

lady kitty spencer (8)

Spencer jep një ide se çfarë ndodh në mendjen e një prej grave më të famshme të shekullit të 20-të. “Vanity Fair” tregon se çfarë duhet të dini para se të shihni “Spencer”.

Hyrja

Filmi kthehet pas në kohë, në vitin 1991, kur Diana ndodhej në Sandringham Estate të Mbretëreshës Elizabeth në Angli. Periudha 72-orëshe, që përfshin periudhën e Krishtlindjeve, është një kohë festash.

“Ajo që nuk doja të bëja ishte një biografi,“- tha skenaristi Steven Knight për skenarin e tij.

kristen stewart4

Në çfarë bazohet “Spencer”?

Përpara se të fillonte të shkruante, Knight gjurmoi ish-anëtarët e stafit të Sandringham që kishin qenë dëshmitarë të vizitave Dianës në pallat. Ai u mbështet në rrëfime të dorës së parë, në vend të biografive mbretërore apo materialeve të tjera burimore për familjen mbretërore.

Knight tha: “Gjithçka në film që duket e pabesueshme është e vërtetë.… Unë fola me njerëz që shërbyen dhe vëzhguan në pallat. Dhe solla ngjarje të vërteta, gjëra që ndodhën, të cilat mund të përdoren për të krijuar dramën.”

Knight nuk zbulon se me kë foli në mënyrë specifike, por ai kuptoi se anëtarët e stafit me të vërtetë e donin Dianën.

Ata vërtet donin që ajo të ishte mirë. Pra, kishte një lloj ngrohtësie dhe një lloj humanizmi në një mjedis ku ajo ishte e rrethuar nga tradita dhe gjëra që nuk kanë ndryshuar dhe nuk do të ndryshojnë kurrë”,- u shpreh ai.

Unë e mendoj atë si një luftëtare të pambrojtur. Me fjalë të tjera, ajo shkon në betejë, por nuk ka armë. Ajo nuk ka asgjë për të mbrojtur veten. Dhe unë mendoj se kushdo do të donte ta ndihmonte dhe ta mbronte atë person, sepse ishte shumë e pambrojtur. Kuptohet, ajo ishte e pasur dhe familja e saj, në fakt, ishte shumë aristokrate, por ajo bënte një jetë relativisht normale. Pastaj papritmas ajo u fut në këtë botë ku nuk ka kompromise.”,- shton Knight.

kristen stewart princeshe diana (7)

Martesa e Dianës dhe Princit Charles në këtë periudhë

Martesa e tyre nuk po shkonte aspak mirë. Filmi fillon një dekadë pas dasmës përrallore të Dianës dhe Charles, pasi çifti mirëpriti dy djem, William dhe Harry (të cilët janë 9 dhe 7 vjeç në “Spencer”). Diana dhe Charles kanë pasur marrëdhënie romantike jashtë martesës (ajo me ish-instruktorin e kalërimit James Hewitt, ndërsa ai me ish të dashurën dhe gruan e ardhshme, Camilla Parker Bowles).

Diana ishte aq e pakënaqur me martesën e saj, sa në vitin 1991, ajo dha intervista sekrete për një libër bombë, “Andrew Morton’s Diana: Her True Story”. Libri, i cili detajon luftën e Dianës me buliminë, përpjekjet për vetëvrasje dhe një martesë të palumtur, do të botohej vitin e ardhshëm dhe do të vuloste ndarjen e saj nga familja mbretërore.

Sandringham është shtëpia e mbretëreshës në Norfolk, e cila ka qenë prej kohësh një rezidencë mbretërore e preferuar për pushime. Elizabeth ende e përdor atë si shtëpi pushimi për familjen e saj. Megjithatë, Diana e urrente Sandringhamin, ritualet e tij të modës së vjetër, atmosferën e mbytur dhe të çuditshme.

kristen stewart princeshe diana (6)

Ritualet dhe formalitetet e çuditshme të Sandringham

Windsors nuk janë thjesht tradicionalë. Siç e bën të qartë dokumentari “Sandringham: The Queen at Christmas”, ata janë gjithashtu një familje ushtarake, që do të thotë se festa 72-orëshe ishte planifikuar të zhvillohej nën protokollin mbretëror.

Sipas një tradite që daton nga Mbretëresha Viktoria, mysafirëve u kërkohet ende të peshojnë veten në peshore antike pas mbërritjes dhe para se të largohen (arsyeja është se në këtë mënyrë tregohej se ata ishin kënaqur vetëm nëse shtonin tre kilogramë).

Në vitin 1991, Knight thotë se bulimia e Dianës njihej nga persona që qëndronin brenda mureve të pallatit, por nuk diskutohej kurrë.

Sipas traditës gjermane, dhuratat shkëmbehen në prag të Krishtlindjeve dhe jo ditën e Kristlindjeve, një rit i vështirë për të sapoardhurit në Sandringham. Ka darka zyrtare si në prag të Krishtlindjeve ashtu edhe në Krishtlindje, me plane të hartuara nga vetë mbretëresha. Rregullat e mirësjelljes së tryezës janë të rëndësishme. Kur mbretëresha lë pirunin dhe thikën e saj, të gjithë të ftuarit duhet të lënë gjithashtu serviset e tyre.

Në Krishtlindje, duhet të bëhet një foto vjetore dhe shëtitje në kishë. Stilistja e mbretëreshës, Angela Kelly, ka zbuluar se ajo i ndryshon veshjet deri në 7 herë në ditë gjatë periudhës së festave, dhe vendos çfarë duhet të veshin të ftuarit e tjerë për çdo kohë të ditës.

Ish-shërbëtori mbretëror, Paul Burrell, ka folur për ndryshimet rraskapitëse të garderobës: “Ti ngrihesh me një gjë, pastaj duhet të ndërrohesh për në kishë… Mund të ndërrohesh për drekë. Më pas mund të ndryshosh veshjen për të bërë një shëtitje pasdite. Dhe pastaj do të ndërrohesh sërish për darkë.”

Mund të jetë mjaft rraskapitëse. Ishte një nga ritualet e pandërprera që si Princesha Diana, ashtu edhe Dukesha e Jorkut e patën mjaft të vështirë të përshtateshin,”- shtoi eksperti mbretëror Richard Kay.

kristen stewart princeshe diana (5)

Cilët anëtarë të familjes mbretërore shfaqen në film?

Jo shumë. Ndryshe nga The Crown, ku shfaqen shumë personazhe në histori paralele, “Spencer” tregohet nga këndvështrimi i Dianës. Dhe ajo ishte tepër e vetmuar në Sandringham, që do të thotë se nuk ka shumë mbretërorë të njohur.

Princi William (Jack Nielen) dhe Harry (Freddie Spry) shfaqen në disa skena, si dhe Princi Charles (Jack Farthing) dhe, në një kohë të shkurtër, Mbretëresha Elizabeth (Stella Gonet). Po ashtu, ka edhe një paraqitje të shkurtër të Camillas (Emma Darwall-Smith).

princeshe diana (3)

A përfundon historia në mënyrë të zymtë?

Filmi i jep Dianës një fund më të lumtur sesa ajo pati në jetën reale. Sa i përket fundit, Knight shprehet: “Filmi ka një fund të lumtur dhe unë me të vërtetë doja që kjo të ndodhte, sepse mendoj se ajo meritonte një fund të lumtur.

princeshe diana (2) princeshe diana (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura