Speciale/ Koronavirusi ul në gjunjë futbollin, ja të gjitha kampionatet e pezulluara

| 15:25
SHPËRNDAJE

Koronavirusi ka ulur në gjunjë Evropën dhe pjesën tjetër të Botës. Nga kjo pandemi ndikohet direkt futbolli. Probleme ka aktualisht në të gjitha vendet evropiane, ndërsa Bjellorusia është i vetmi shtet që ende nuk e ka ndalur kampionatin. “Panoramasport.al” ju sjell një pasqyrë të përgjithshme se çfarë ndodh me futbollin në 77 vende, teksa në disa prej tyre vazhdohet të luhet në stadiume të mbyllura.air-albania-1

SHQIPËRIA

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi më 12 mars të pezullojë të gjitha aktivitetet deri në një njoftim të dytë. Fillimisht u vendos të luhej me dyer të mbyllura, por më pas u morën masa drastike, duke qenë se në Shqipëri u përhap virusi Covid-19 dhe aktualisht 5 persona kanë ndërruar jetë dhe 90 të tillë po luftojnë me koronavirusin.

ALGJERIA

Është duke u luajtur me dyer të mbyllura.

ARABIA SAUDITE

Kampionati u pezullua pas përhapjes së virusit.

ARGJENTINA

Pasi pezulloi fillimisht të gjitha aktivitetet e futbollit për fëmijë dhe të rinj deri më 31 mars, më pas Federata e Argjentinës gjithashtu vendosi të ndalojë përfundimisht çdo kampionat. Ky vendim erdhi në përputhje me masat e urdhëruara nga Ministria e Shëndetësisë.

korona

ARMENIA

Kampionati dhe Kupa janë pezulluar deri më 29 mars.

AUSTRALIA

Kampionati do të vazhdojë, por ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve.

AUSTRIA

Austria gjithashtu zbaton planin drastik pas përhapjes së Koronavirusit. Kampionati u pezullua të paktën deri më 3 prill si një masë kufizuese për të ndalur përhapjen e Covid-19.

AZERBAJXHANI

Kampionati është pezulluar zyrtarisht.

BAHREINI

Kampionati është pezulluar zyrtarisht.

BELGJIKA

Edhe Belgjika u detyrua të ndalet. Kampionati është i pezulluar deri më 3 prill.

BJELLORUSIA

I vetmi vend në Europë që vazhdon të luajë futboll normalisht. Në kampionatin bjellorus aktivizohen edhe lojtarët shqiptarë: Elis Bakaj (Dinamo Brest) dhe Azdren Llullaku (Shaktjor Soligors). Për momentin, disa raste janë të konfirmuar me Koronavirus, por kjo nuk e ka bindur Federatën që të ndalojë kampionatin. Rekomandimi i vetëm është që lojtarët të mos shtrëngojnë duart përpara ndeshjes.

BOLIVIA

Kampionati u pezullua deri më 31 mars.

BOSNJA

Futbolli në Bosnje gjithashtu iu dorëzua Koronavirusit. Fillimisht ishte vendosur që dy javët e ardhshme të luheshin me dyer të mbyllura, por më pas erdhi një vendim i ri, duke pezulluar çdo aktivitet futbollistik.

BRAZILI

Brazili gjithashtu merr në konsideratë emergjencën e Koronavirus dhe pasi luajti një javë me stadium të boshatisura, ka vendosur të pezullojë kampionatet. Federata ka njoftuar pezullimin e të gjitha garave kombëtare nën kontrollin e saj për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Kampionati Karioka dhe Paulista u pezulluan pa afat.kORONAVIRUSI

BULLGARIA

Qeveria dekretoi bllokimin e të gjitha aktiviteteve deri më 13 prill.

KILI

Kampionati u pezullua pa afat.

KINA

Kampionati u ndal në pritje të vendimeve të reja nga autoritetet shtetërore. Skuadrat kanë rinisur stërvitjen.

KOREJA E JUGUT

Pesë ditë para fillimit të planifikuar të kampionatit, pezullimi u vendos derisa të zgjidhet problemi i Koronavirus.

QIPRO

Kampionati u pezullua deri më 31 mars.

KOLUMBIA

Kolumbia gjithashtu mbylli kampionatin për t’u marrë me emergjencën e Koronavirus. Divizioni i Madh i Futbollit profesionist kolumbian ka shtyrë raundin e fundit, që ishte planifikuar të zhvillohej me dyer të mbyllura këtë javë.

KONGO

Federata e Kongos ka njoftuar ndalimin e kampionateve deri në fund të këtij muaji, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

KOSTA RIKA

Federata e Kosta Rikës njofton se ndeshja midis kombëtares së saj dhe Panamasë, e planifikuar për 1 prill është anuluar. Kampionatet në vend  do të zhvillohen me dyer të mbyllura deri në një vendim të dytë.21838029-zagreb-croatia-may-26-maksimir-stadium-is-official-field-for-dinamo-football-club-on-may-26-2012-zag

KROACI

Të gjitha ndeshjet e ligave të futbollit kroat u pezulluan deri në fund të marsit.

DANIMARKA

Futbolli në Danimarkë gjithashtu iu dorëzuar Koronavirusit. Kampionati është pezulluar deri në fund të muajit, në pritje të një vendimi tjetër.

EKUADORI

Pas vendimit fillestar për të luajtur me dyer të mbyllura, Federata dekretoi pezullimin e kampionatit, pavarësisht se tashmë kishte luajtur dy ndeshje në javën e pestë.

ESTONIA

Koronavirusi ndaloi futbollin në Estoni. Qeveria ka dekretuar një gjendje të jashtëzakonshme dhe të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar deri më 1 maj.

FRANCA

Të gjitha kampionatet amatore, meshkuj dhe femra, të të gjitha kategorive të moshave, stërvitjet dhe aktivitetet e shkollave të futbollit u ndalën më 13 mars deri në njoftimin e radhës. Liga 1 do të rifillojë vetëm kur të mos ketë problem me virusin Covid-19.

FINLANDA

Fillimi i kampionatit u zhvendos në qershor, ndërsa ishte parashikuar për muajin prill.

EGJIPTI

Kampionat me dyer të mbyllura, por jo prej Koronavirusit. Për arsye të rendit publik, kampionati egjiptian është luajtur pa tifozë që nga viti 2012.

EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Kampionati u pezullua pa afat.

GABONI

Federata Gabonese ka njoftuar ndalimin e kampionateve deri në fund të këtij muaji, në pritje të zhvillimit të emergjencës prej Koronavirusit.

GJEORGJIA

Kampionati u pezullua pa afat.

GJERMANIA

Kampionati u pezullua deri më 2 prill. Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur të shtyjë Bundesligën dhe Ligat e tjera. Propozimi për të rifilluar është 2 prilli, por duke parë situatën prej emergjencës së koronavirusit. Qëllimi mbetet për të përfunduar sezonin deri në verë, sepse fundi i hershëm i sezonit mund të ketë pasoja për disa klube.arenaumbau_02_duc_030818

GJIBRALTARI

Kampionati u pezullua pa afat.

GREQI

Kampionati u pezullua pa afat.

INDONEZIA

Koronavirusi ndalon futbollin edhe në Indonezi. Vendimi është marrë për dy javët e ardhshme. Dita e fundit u luajt rregullisht, me përjashtim të një ndeshjeje me dyer të mbyllura.

ANGLIA

Kampionati u mbyll deri më 3 prill, pikërisht Premier League dhe tri ligat e tjera (Championship, League I, League II). Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe lojtari i Çelsit, Callum Hudson-Odoi, dolën pozitiv me koronavirus. Benjamin Mendi i Mançester Sitit u karantinua për simptomat e koronavirusit, pasi një i afërm i tij ishte prekur.

ITALIA

Në Itali numri i personave që kanë ndërruar jetë prej virusit Covid-19 ka shkuar në 5476 vetë. Disa lojtarë të skuadrave të Serisë A rezultuan pozitiv, mes tyre edhe ylli i Juventusit, Dibala. Në këtë moment shteti italian po kalon një prej dramave më të mëdha si komb dhe nuk ka asnjë ide konkrete se kur mund të rinisë Seria A.

IRANI

Situatë kritike në Iran, me mijëra të vdekur. Kampionati u pezullua të paktën deri më 3 prill. Seancat stërvitore të klubeve janë gjithashtu të ndaluara.

IRAKU

Kampionati u pezullua pa afat.

IRLANDA

Federata irlandeze ka vendosur në përputhje me masat e Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe UEFA-s, duke pezulluar kampionatet të paktën deri më 29 mars.

ISLANDA

Kampionati u ndal për një muaj pas vendimit të federatës.

IZRAELI

Java e fundit në kampionat është shtyrë (luajnë Sabjen Lilaj dhe Jahmir Hyka në Izrael), ndërsa raundi tjetër do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Ekziston një mundësi që e gjithë pjesa e mbetur e sezonit të luhet pa spektatorë në stadiume.21_5937

KOSOVA

Kampionati u pezullua pa afat.

KUVAJTI

Kampionati u pezullua pa afat.

LUKSEMBURGU

Kampionati u pezullua pa afat.

MAQEDONIA E VERIUT

Kampionati u pezullua pa afat.

MALTA

Pas disa orësh, gjithçka ndryshoi në Maltë. Para se të vendosej të luhej me dyer të mbyllura, tani ka mbërritur pezullimi: kampionati i ishullit të vogël mesdhetar u ndal për të paktën 10 ditët e ardhshme.

MAROKU

Federata e Marokut ka njoftuar se kampionatet do të ndalen deri në fund të këtij muaji, në pritje të zhvillimeve.

MAURITANIA

Federata e Mauritanisë ka njoftuar ndalimin e kampionateve deri në fund të këtij muaji.

MEKSIKA

Autoritetet e futbollit meksikan kanë konfirmuar pezullimin e futbollit në kategorinë më të lartë dhe ligat e ulta.

MOLDOVIA

Federata e Moldavisë ka vendosur të anulojë të gjitha garat deri më 1 prill. Kampionati ishte planifikuar fillimisht për të rinisur më 14 mars, ndërsa tashmë është vendosur për më 4 prill.

NORVEGJIA

Sezoni është shtyrë. Fillimi i kampionatit, i planifikuar për 3 prill, do të ketë një tjetër datë, ende të papërcaktuar. Java e parë e majit është hipoteza më e mundshme. Ndërkohë, disa klube norvegjeze kanë anulluar fazën përgatitore në Spanjë.tour_img-878733-148

HOLANDA

Kryeministri holandez ka urdhëruar ndërprerjen e aktiviteteve sportive.

PARAGUAI

Kampionati paraguajan gjithashtu u ndal dy javë më parë. Federata ka zgjedhur 26 marsin si datën e rinisjes.

PERU

Kampionati u pezullua pa afat. Situata do të vlerësohet, me federatën që është në pritje të komunikimeve të mëtejshme.

POLONIA

Kryeministri i Polonisë, Mateus Moravçki, ka njoftuar anulimin e të gjitha aktiviteteve sportive në Poloni.

PORTUGALI

Ndalimi i kampionateve në një kohë të pacaktuar, pas presionit të lojtarëve, që nuk ishin të gatshëm për të luajtur në një situatë kaq të rrezikshme.

KATARI

Kampionati u pezullua pa afat.

REPUBLIKA e ÇEKISË

Të gjitha ndeshjet janë shtyrë. Qeveria ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme.

RUMANIA

Pas vendimit për të luajtur pa tifozë, më pas u pezulluan të gjitha kampionatet, të paktën deri më 31 mars.

RUSIA

Të gjitha ngjarjet sportive u anuluan deri më 10 prill.

SAN MARINO

Situata delikate në shtetin e vogël detyroi federatën të ndalë kampionatin të paktën deri më 6 prill. Komiteti Olimpik mbylli qëndrat sportive. Vetëm atletët që mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio do të lejohen të stërviten.201805europe_russia_fifa_saransk

SKOCIA

Kampionati u ndal të paktën deri më 30 prill.

SERBIA

Kampionati u pezullua pa afat.

SLLOVAKIA

Ndeshjet e kampionatit të planifikuara nga 13 deri më 22 mars janë shtyrë për një datë të pacaktuar.

SLLOVENIA

Të gjitha ligat në Slloveni janë pezulluar si masë për të mos rrezikuar përhapjen e COVID-19.

SPANJA

Vendi iberik është ndër më të prekurit nga virusi. Real Madrid është në karantinë, pas një basketbollist rezultoi pozitiv. Dy lojtaret femra të Real Sociedad janë gjithashtu pozitive. Kampionati u pezullua pa afat.

AMERIKA

MLS mbyll dyert për tifozët. Liga e futbollit amerikan njoftoi se sezoni do të pezullohet, duke pasur parasysh alarmin shëndetësor që është zgjeruar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SUEDIA

Pas mbi 300 rasteve me Koronavirus, sërish situata është nën kontroll. Rreziku i mbylljes së kampionatit ekziston, por për momentin nuk ka komunikim zyrtar. Planifikimi i startit të sezonit ka qenë 4 prilli.

ZVICRA

Kampionati është ndalur pa afat, edhe pse fillimisht u vendos për të rifilluar më 23 mars.sivassporstadiumturkishcupfina

TURQIA

Të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar, me një vendim që u mor vetëm pak ditë më parë.

UKRAINA

Ukraina gjithashtu bashkohet me listën e gjatë të vendeve që duhet t’i dorëzohen Koronavirus. Qeveria ukrainase ka urdhëruar një karantinë tre-javore në vend pas epidemisë. Komiteti Ekzekutiv ka vendosur pezullimin e të gjitha kampionateve.

HUNGARIA

Federata Hungareze e Futbollit ka njoftuar, pas vendimeve të marra nga qeveria, për të pezulluar kampionatet në kohë të pacaktuar.

URUGUAI

Të gjitha aktivitetet sportive në vend janë të pezulluara.

VENEZUELA

Kampionati u pezullua pa afat.

Përgatiti: JORGIS MEMO-PANORAMASPORT.AL

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.