SPECIALE/ Drejtorë dhe gazetarë, ja ku janë sot kampionët e fundit të Tiranës

Dec 2, 2019 | 23:37
SHPËRNDAJE

Tirana ka dhjetë vite pa titull, po ku janë ata që kanë ngritur për herë të fundit trofeun e 24-t të bardhebluve? Janë të shumtë ata që duan të dinë apo që ngrenë këtë pyetje se ku janë kampionët e fundit që ngritën kupën. Edhe pse shumëkush nuk e mendonte që Tirana do të qëndronte kaq kohë pushim pa prekur trofeun më të rëndësishëm të kampionatit, lojtarët e atëhershëm duhet të jenë frymëzim për skuadrën aktuale.

tIRANA KAMPION

Këtë vit, Refik Halili dhe klubi Tirana kanë investuar shumë para që skuadra e tyre të shpallet kampione. Ka ndryshime në organikë, në lojë. Kanë ardhur futbollistë të mirë, janë marrë shumë pikë, por skuadra ka kaluar shumë probleme, duke ndryshuar dy trajnerë në 13 javë, ndonëse në fund të fundit është aty pranë kreut, vetëm gjashtë pikë larg vendit të parë. Askush nuk mund të mërzitet dhe asnjë nuk mund të trembet.

Tirana nuk është larg dhe titulli plotësisht është i mundshëm. Edhe pse kanë kaluar 10 vite, ka shumë lojtarë që janë në aktivitet dhe të tjerë që kanë lënë futbollin dhe po provojnë fatin në një profesion tjetër.

LOJTARËT NË AKTIVITET 

Janë disa futbollistë që ende nuk e kanë mbyllur me futbollin e luajtur. Andi Lila dhe Tefik Osmani janë në skuadër. Një tjetër lojtar që nuk ka lënë futbollin është Ansi Agolli që aktivizohet në Amerikë.

Jashtë vendit është edhe Sabien Lilaj që rreshtohet në kampionatin izraelit. Toni Pezo luan në nivele të ulëta në Kroaci, ndërsa Jetmir Sefa te Dinamo në Kategorinë e Parë. Edhe Xhulian Rudho luan në Itali pas peripecive të shumta gjatë karrierës ashtu si dhe Klajdi Kuka që vazhdon të jetë në skuadrat e vogla shqiptare. Në  fund, Gjergji Muzaka është kapiteni i Skënderbeut.

DREJTUESIT 

Disa nga ish-kampionët e Tiranës, sot janë drejtues. Devi Muka është drejtor i Tiranës. Bledi Nallbani është shefi i klubit shumësportësh Studenti. Lek Kcira është agjent lojtarësh ashtu si Abrahami që sjell lojtarë nga Afrika.

tIRANA KAMPION

 TRAJNERËT 

Lojtarë të ndryshëm kanë marrë rrugën e trajningut në kampionatin shqiptar dhe jo vetëm. Bledar Devolli dhe Migen Memelli janë trajnerë te moshat e Tiranës përkatësisht U-19 dhe U-17. Daniel Xhafaj është në Amerikë, por ka marrë licencën e trajnerit dhe drejton një skuadër atje. Pece Korunovski është trajner portierësh në Maqedoni dhe Entonio Pashaj, ndonëse pse luan në Belgjikë, bën edhe punën e trajnerit të fitnesit.

TË TJERËT

Ekziston edhe kategoria e veçantë, me Glend Tafajn që tani është gazetar, Rezart Dabulla bën analistin sportiv, ndërsa Saimir Patushi merret me biznes privat. Pjesa tjetër e lojtarëve ose merret me skuadra moshash, ka emigruar në Amerikë, ose është në Shqipëri dhe merret me punë larg futbollit.

Tirana 2008-2009

STOLI 

Për ata që nuk e ditën atë sezon, Tirana ka ndërruar pa fund trajnerë në stolin e saj. Si fillim e nisi një i huaj. Boshnjaku Blazhe Slishkoviç. Ky i fundit qëndroi deri më 11 dhjetor 2008, duke grumbulluar tetë fitore, dy humbje dhe shtatë barazime. Nga largimi i boshnjakut skuadrën e mori Agustin Kola që e drejtoi 24 takime, duke fituar 14, humbur dy dhe barazuar tetë ndeshje.

Kampion ama doli Alban Tafaj që e drejtoi ekipin në tri sfidat e fundit dhe i takoi këtij trajneri të merrte meritat e titullit. Dihet historia përse Agustini u largua nga Tirana, madje e rizbuluar edhe para disa kohësh. Gjithsesi, edhe atë vit që skuadra mori titullin, situata ka qenë shumë e trazuar në stol, me tre emra që drejtuan ekipin bardheblu. Prej atij viti, Tirana nuk ka gjetur më qetësi me trajnerët…

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura