Speciale/ Debati për (jo)dëshmorët, Agron Tufa tregon kush janë heronjtë e vërtetë të atdheut

SHPËRNDAJE

Prej ditësh po zhvillohet një debat rreth portreteve të dëshmorëve dhe heronjve të luftës të vendosur në Bulevardin qendror.

tufa

Një prej emrave që ka rezerva për to, është Argon Tufa, i cili është edhe drejtori i Institutit te Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Tufa ka treguar fotot e atyre që mendon se nuk duhet të qëndrojnë në radhën e heronjve të popullit.

Sipas tij ka nga ata “heronj” të cilët janë vrarë në luftë civile në Shqipëri, nga ata që janë vrarë si pjesë e sigurimit të shtetit, ka të vrarë si pasojë e gjakmarrjes apo edhe të vrarë në luftën e Spanjës.

Ai thotë se “hero” mund të quhet vetëm dikush i cili ka dhënë jetën përballë okupatorit dhe se ndaj tyre, ai thotë se shpreh mirënjohjen më të thellë, por se bën për ata, të cilët ai thotë se ka dokumente që vërtetojnë veprimtarinë e tyre dhe që nuk mund të quhen heronj të Popullit. Tufa shprehet se për secilin emër të artikuluar mban përgjegjësi të plotë dhe çdo gjë është e vërtetueshme.

/Balkanweb/

 

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU