Spastrohet skuadra që ra në të Parën, ja futbollistët e vetëm të mbetur te Tirana

Jan 12, 2020 | 21:32
SHPËRNDAJE

Me largimin e Dorian Kërçikut, nga Tirana e vjetër kanë mbetur shumë pak lojtarë. Vetëm kapiteni Erando Karabeci, Gentian Muça dhe Ilion Lika janë ata që përfaqësojnë bardheblutë e viteve të fundit.

tirana-1

Së bashku me Halilin, Hoxhallarin, Bakajn dhe Dokën, këta shtatë lojtarë mbeten nga skuadra që ra në Kategorinë e Parë. Të gjithë lojtarët e tjerë janë larguar merkato pas merkatoje.

Ndërkaq, Tirana është në pritje të afrimeve të reja këtë sezon, pasi vetëm ka larguar futbollistë. Në mbrojtje ka një gropë të madhe, e cila duhet të mbyllet deri më 31 janar, pas largimeve të Imamit dhe Kërçikut, të dy futbollistë që ikën nga bardheblutë për të luajtur titullarë diku tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura