‘Spastrim etnik’, SHBA me deklaratë të fortë kundër Birmanisë

Nov 23, 2017 | 7:45
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara thanë se veprimi i Qeverisë së Birmanisë kundër pakicës myslimane Rohingya në shtetin Rakhine përbën “spastrim etnik”.

US Secretary of State Rex Tillerson speaks about the designation of North Korea as a state sponsor of terrorism during the daily press briefing at the White House in Washington, DC, November 20, 2017. / AFP PHOTO / SAUL LOEB

Deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, është komenti më i fuqishëm i Uashingtonit mbi dhunën në Birmani, e cila ka detyruar mbi 400,000 myslimanë të ikin në Bangladeshin fqinj, raporton Rel.

Represioni i ushtrisë ka nisur qysh në muajin gusht, pas disa sulmeve të kryengritësve Rohingya në Rakhine.

Qeveria birmaneze i ka hedhur poshtë akuzat se ushtria sulmon civilët dhe ka thënë se veprimet e saj janë kundër militantëve.

Tillerson ka vizituar Birmaninë javën e kalaur.

“Pas një analize të kujdesshme dhe të plotë të fakteve në dispozicion, është e qartë se situata në Rakhine përbën spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya”, tha Tillerson.

“Asnjë provokim nuk mund të justifikojë mizoritë e tmerrshme që kanë pasuar”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura