Spartak Ngjela: Meta dhe Berisha do të jenë së shpejti nën akuzë

Apr 21, 2016 | 7:37
SHPËRNDAJE

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar përmes një statusi në “Facebook” për situatën në vend. “Nga një vend ku hajdutët drejtojnë shtetin, ose duhet ikur, ose duhen burgosur hajdutët”, shkruan Ngjela.

Spartak NgjelaSipas tij, ikja e shqiptarëve drejt vendeve të Perëndimit tregon më së miri tragjedinë shqiptare. Por Ngjela shprehet optimist se me reformën në drejtësi dhe rritjen e presionit amerikan, hajdutët do të vihen para drejtësisë.

Ngjela thotë se Berisha po përpiqet të kthejë Metën kundër reformës për të shpëtuar veten.

“Kurrë nuk do të shpërbëhet Shqipëria në funksion të shpëtimit që Meta dhe Berisha duan t’i bëjnë parave të vjedhura.

Shpejt do përfundojnë nën akuzën e krimit. Janë shkaktarët e tragjedisë së dytë të shqiptarëve. I kanë lënë shqiptarët pa atdhe, të shpërndarë pa shpresë nëpër Perëndim…dhe në vuajtje dhe pashpresë në Shqipërinë e sotme”, shkruan ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura