Spartak Braho hap ‘letrat’ e PD: Shumë deputetë në krah të Nokës ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit

Jul 8, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Thirrja e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri në komisionin e sigurisë për ngjarjet në Lazarat ka hapur ‘letrat’ e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit.

Spartak Braho dhe Flamur Noka

Gjatë kohës që deputeti i PD-së, Flamur Noka i bënte pyetje ministrit për vendosjen e tritolit në shtëpinë e kryetarit të PD-së, kryetari i Komisionit, Spartak Braho i kërkoi të mos e vazhdonte më këtë argument pasi ishte pjesë e sekretit shtetëror.

Por këtu filloi edhe përplasja mes Nokës dhe Brahos, që vazhdoi deri në momentin kur u fol për dosjet dhe bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit.

Replikat në Komision

Flamur Noka: Anëtarët e bandës që vrau oficerin e Renea-s ishin në listën e grupit të zjarrit që mbajti nën zjarr policinë një vit më parë? Në rast se ishin, a mban kush përgjegjësi që këta ishin të lirë këtu e një vit e për më tepër që blenë armë shumë të sofistikuara?

Spartak Braho: Këto janë të dhëna që i gjeni në materialin që kam sjellë në komision.

Flamur Noka: Ti Spartak vazhdo me termat e sigurimit të shtetit

Spartak Braho: nëse ke ardhur të merresh me mua unë ta tregoj vendin.

Flamur Noka: Ministri duhet të përgjigjet.

Spartak Braho: pyetjet e tua janë kurthe.

***

Flamur Noka: Kur ndërhytë në Lazarat në 2014 thatë që droga nuk do ekzistojë më në këtë fshat. Sot pas një viti shqiptarët panë që kishte një grup të armatosur të strukturuar, kishte një bandë që guxoi të vërë dorë në policinë e shtetit. A po bëni show?

Spartak Braho: Noka harron që kryetari i Komunës është anëtar i Këshillit Drejtues të PD-së. Çfarë bëri ai?

Flamur Noka: Kryetari i Komunës është institucion dhe nëse do kish probleme me ligjin do përgjigjej. Për ty Spartak cdo opozitar ka probleme.

Spartak Braho: Mos e hap më këtë histori se unë e pata fatin ashtu si edhe ti. Në 88 ke qenë i vogël ti. Mos ti hapim letrat. Shumë nga ata që ke ti në krah kanë bashkëpunuar me sigurimin e shtetit.

Flamur Noka: Hapi letrat hapi.

Spartak Braho: Mos më fol mua se nuk kam qenë asnjë ditë pjesë e sigurimit të shtetit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura