Spanjollët kritikojnë Marselon: Nuk e shpjegojmë dot…

Aug 16, 2018 | 12:48
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit ka humbur mbrëmjen e djeshme finalen e Superkupës së Europës përballë Atletikos së Madridit. Marselo është i përfshirë në thashethemet e merkatos që thonë se ai do ti bashkohet Ronaldos te Juventus.

Marcelo+Real+Madrid+v+Club+Atletico+de+Madrid+k956WjVcLnvl

“Ne nuk mund ta shpjegojmë gabimin e Marselons në momentin e barazimit 2-2”, kritikon gazeta “AS” Vetë Marselo nuk duket se e vë shumë ujin në zjarr për humbjen e Superkupës. “Ne luajtëm mirë, e kishim nën kontroll topin gjatë gjithë lojës. U rikthyem edhe pas golit të shënuar shpejtë. Në shtesë patëm një shpërqëndrim”, u shpreh braziliani. Gjithashtu ai sqaron edhe zërat e merkatos. “Nuk jam i autorizuar të flas për këto çështje. Skuadra është e fortë, por nëse vjen dikush ai do të jetë i mirepritur”, përfundoi mbrojtësi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura