Spanjollët duan në grup Shqipërinë

Nov 21, 2015 | 12:43
SHPËRNDAJE

Duket se kombëtarja shqiptare është dëshirë e shumë ekipeve të tjera pjesëmarrëse në Europian. Pas zvicerianëve, së fundmi dhe tifozët spanjollë dëshirojnë Shqipërinë në grup në fazën finale të Euro 2016.

spanja

Është ky përfundimi që del nga një sondazh i Sefutbol.com, faqe zyrtare e Kombëtares Spanjolle të Futbollit, ku tifozët e La Rojas të pyetur mbi kundërshtarët që do të dëshironin në shortin që do të hidhet në 12 Dhjetor në Paris, kanë përzgjedhur Austrinë, Hungarinë, dhe Shqipërinë si rivalët më të parapëlqyer për fazën e Grupeve të Europianit të vitit të ardhshëm.

Një preferencë kjo e diktuar edhe  nga shkalla e vështirësisë që parashikojnë tifozët spanjollë, pasi nga cdo vazo kanë votuar mbi atë që konsiderojnë si kundërshtarin ideal që do ti hapte më pak punë kampionëve të Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura