Spanja debuton me fitore, Pike i jep tri pikët ndaj çekëve (VIDEO)

Jun 13, 2016 | 17:11
SHPËRNDAJE

Kampionët e Europës në fuqi debutojnë me fitore në “Francë 2016”. Spanja mposhti çekët me rezultatin minimal 1-0 në minutat e fundit të ndeshjes.

164455043-48f15ce6-f00b-4948-a2df-c386e33bfedd

Kur dukej se takimi do të përfundonte me rezultatin e bardhe 0-0, një krosim në zonë nga e majta për Pike u devijua me kokë duke kaluar spanjollët në avantazh në minutën e 87′.

Me këtë fitore Spanja ngjitet në krye të Grupit D bashkë me Kroacinë, e cila fitoi 0-1 një ditë më parë ndaj Turqisë.

Spanjollët patën një rast të mirë për shënimin e golit në fillim të pjesës së dytë, kur Morata goditi shtyllën.

Pjesa e parë

Spanja nuk ka arritur të çajë mbrojtjen e ngjeshur të Republikës Çeke gjatë pjesës së parë të takimit mes dy skuadrave të Grupit D të Euro 2016 në Tuluzë.

1465826410854_lc_galleryImage_Spain_s_Cesc_Fabregas_lef

Morata ishte rreziku kryesor për portën çeke, por nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë ndonëse kishte disa mundësi të mira shënimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura