Spaleti sheh larg: Duam finalen e Champions-it

Aug 12, 2018 | 12:00
SHPËRNDAJE

Luçiano Spaleti ka folur për gazetarët pas ndeshjes së djeshme të fituar nga Interi me rezultatin 0-1 ndaj një kundërshtari të fortë si Atletiko e Madridit. Për golin spektakolar të Martinez, trajneri u shpreh: “Ishte i bukur, u pëlqye nga i gjithë publiku dhe për këtë më vjen mirë. Ka humbur shumë topa dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Martinez bëri mirë te goli, por duhet të shërbejë edhe për shokët e skuadrës, në të kundërt goli bëhet i pavlefshëm.

spaleti

Tifozët janë të interesuar për të parë një skuadër që luan mirë nga fillimi deri në fund”. Nëse Interi është gati për të luajtur në Europë. Trajneri u përgjigj: “Atletiko ka një skuadër shumë të mirë me lojtarë të nivelit botëror. Simeone ka ditur të ndërtojë një skuadër që luan e bashkuar. Ne nuk bëmë keq, por nëse humbim topa të tillë, atëherë do të jetë e vështirë në kompeticionet jashtë Italisë.

spaleti

Gjithsesi jam i kënaqur me rezultatin, stërvitemi çdo ditë me objektivin për të fituar çdo ndeshje”, u shpreh Spaleti. Ndërkohë, në lidhje me merkaton dhe çështjen Modriç trajneri tha: “Nuk e di, është Ausilio ai që merret më këtë çështje. Dua të them vetëm që më gëzon fakti që një lojtar që ka fituar Champions-in, do të veshë fanellën e Interit. Është e vështirë të marrësh lojtarë si ai, por klubi dhe drejtuesit kanë çdo të drejtë për të shfaqur interesimin e tyre. Objektivi i skuadrës është të fitojë kampionatin dhe të arrijë finalen e Championsit”, u shpreh trajneri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura