Spaleti në “qiellin e shtatë”: Fitorja me përmbysje na entuziazmon, tani e dimë potencialin tonë

Sep 19, 2018 | 3:00
SHPËRNDAJE

Një sukses i këtij tipi i duhej pikërisht Interit, pas asaj nisje të keqe të kampionatit. Fitorja me përmbysje ndaj Totenhemit ka shkundur grupin e Luçiano Spaletit, dhe trajneri nuk do ta lërë pa shfrytëzuar këtë rast.

spaleti

“Fakti që përmbysëm rezultatin na jep një entuziazëm akoma më të madh se sa thjesht fitorja në një mënyrë normale. Kemi parë të gjithë stadiumin që ishte pjesë e jona në fitore. Ky sukses na jep një mendim tjetër për potencialin që kemi. Zhbllokimi i lojtarëve si Ikardi është thelbësore, ai është një pikë referimi për ne në sulm. Ai e dashuron Interin. Nëse rregullojmë edhe disa gjëra, mendoj se do të bëhemi një skuadër akoma më e mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura