Spaleti dorëzohet e nuk shpreson më: Modriç? I kam lojtarët që dua, por fjalën e fundit e thotë…

Aug 14, 2018 | 22:22
SHPËRNDAJE

Pasi rinovoi kontratën me Interin deri në vitin 2021, Luçiano Spaleti foli edhe për situatën e merkatos tek klubi ziklatër. Trajneri tha se i ka të gjithë lojtarët që dëshiron në dispozicion, dhe për punën e Modriç e ka në dorë drejtori Ausilio.

spaleti

“Duhet të pyesni drejtorin Ausilio nëse Modriç do vijë tek ne, nuk di gjë për merkaton tani. A shpresoj? Jo, tashmë jam i lumtur me skuadrën që kam në dispozicion. I kam lojtarët që doja të kisha” – tregoi Spaleti.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura