“SPAK të hetojë këtë akt kriminal”- Shefi i organizimit në PD për sulmin ndaj Prestige Resort: Ata që denoncojnë vjedhjet e qeverisë sulmohen si shtazë nga Rama

Dec 1, 2022 | 11:01
SHPËRNDAJE

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me sulmin e ndërmarrë nga IKMT dhe forcat e policisë ndaj Prestige Resort.

Përmes një postimi në facebook, Balliu dënon veprimet arbitrare të qeverisë dhe kërkon që ky akt kriminal të hetohet nga SPAK dhe organet e drejtësisë.

Ai nënvizon se sulmi nuk bëhet ndaj resortit por ndaj lirisë së mediave: Ato që denoncojnë vjedhjet e qeverisë sulmohen si shtazë nga pushteti i droguar i Edi Ramës.

POSTIMI I PLOTË

Hajduti Edi Rama sulmon denoncuesit e vjedhjeve të tij.

Sulmi i radhës i qeverisë ndaj medias News 24 është prova më e qartë mungesës së ligjit dhe të shtetit.

Asnjë letër dhe asnjë dokument nga qeveria që paralajmëron shembjen por vetëm urdhëri i urrejtjes ndaj denoncuesve ka mjaftuar për të sulmuar një media të pavarur.

Ky akt kriminal duhet të hetohet nga SPAK dhe organet e drejtësisë. Pasi sot defakto instancat shtetërore po përdoren për të mbrojtur pushtetin dhe jo shtetin.

Ky sulm ndaj medias bëhet edhe në prag të vizitës të liderve të Europës në vendet e të cilëve ky sulm do të dënohej nga drejtësia.

Për mediat që i lëpihen qeverisë dhe mbrojnë inceneratorët, Portin e Durrësit apo rrugët 30 milion euro kilometri të Edvinovicit u jepen shkollat e fëmijëve të shqiptarëve për të bërë studio televizive.

Ato që denoncojnë vjedhjet e qeverisë sulmohen si shtazë nga pushteti i droguar i Edi Ramës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura