“SPAK nuk po kryen detyrën”- Petrit Vasili: Gjonaj ka falsifikuar e mashtruar në mënyrë kriminale për kapjen e Gjykatës Kushtetuese (Video)

Mar 9, 2020 | 22:05
SHPËRNDAJE

Duke marrë shkasë nga një deklaratë gjatë së sotme të ministres së Drejtësisë, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se Etilda Gjonaj gënjen sërish dhe se ajo ka zero kompetenca në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

petrit-vasili-730x450

Teksa akuzon SPAK-un se nuk po kryen detyrën, ai thotë se Gjonaj ka falsifikuar e “mashtruar në mënyrë kriminale ne funksion te kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese nga Rilindja”.

Postimi i plotë i Vasilit:

Gjonaj s’heq dore, por vazhdon mashtrimin publik per Kushtetuesen!(VIDEO).

Sot ne media Ministrja e Drejtesise ne detyre Gjonaj serish genjen pacipesisht dhe thote se ka zbatuar ligjin ne veprimet e saj per zgjedhjen e anetareve te Gjykates Kushtetuese.

Gjonaj ka zero kompetenca.

Perse Gjonaj nuk thotë çfarë kompetence i përcakton asaj Kushtetuta dhe Ligji per zgjedhjet ne Gjykaten Kushtetuese.

Meqenese SPAK-u nuk e kryen detyren pergjigjen po e japim ne.

Gjonaj ka zero kompetenca.

Gjonaj ka falsifikuar e mashtruar ne menyre kriminale ne funksion te kapjes mafioze te Gjykates Kushtetuese nga rilindja.

Lexoni pergjigjen e Gjonajt shiheni dhe ne VIDEO.

Denis Dyrnjaja: Do të doja që të merrja për një moment krahun e presidentit të Republikës, dhe të konsideroja që presidenti ka të drejtë për gjithçka që pretendon. Çfarë ndodh më pas, një njeri dëshiron të kuptojë që çfarë po ndodh me këtë gjykatë kushtetuese?

Etilda Gjonaj: “Në mënyrë absolute kam ndjekur në mënyrë rigoroze atë që thotë Kushtetuta dhe çfarë thotë ligji për sa i përket emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura