SPAK lëshon 10 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit

Jun 6, 2023 | 16:58
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme SPAK ka dhënë disa urdhër-arreste për disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, përfshi edhe ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.

Mësohet se urdhër-arrestet janë lëshuar me akuzën e korrupsionit në këtë Bashki.

Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka, raporton se urdhër-arrestet ndaj ish-zyrtarëve janë lëshuar pas dyshimeve për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘falsifikim dokumentash’.

“SPAK ka lëshuar urdhër-arreste ndaj Vangjush Dakos dhe 9 ish-zyrtarëve të tjerë të Bashkisë së Durrësit. Dyshohet se këta persona janë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Kujtojmë se Dako është thirrur edhe më herët në SPAK për t’u pyetur për çështje që ai mund të ketë pasur dijeni, ku në 17 mars të këtij viti Dako është paraqitur në SPAK dhe mësohet se në atë kohë ai është pyetur për disa legalizime fiktive pasi ka ligjëruar disa kate në një pallat që nuk ekzistonte.

Ka pasur lëvizje edhe nga Policia e Tiranës që janë nisur drejt Durrësit, ku pritet të marrin pjesë në arrestimin e ish-zyrtarëve. Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë reagim nga Vangjush Dako dhe nuk dihet nëse është kryer arrestimi i tij. Pritet të kemi edhe një reagim nga SPAK, për të bërë bilancin e urdhër-arresteve të lëshuara”, është shprehur Leka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura