Hidhet shorti në Gjykatën e Posaçme të Apelit, kush janë 3 gjyqtaret që do shqyrtojnë dosjen e ish-ministrit Tahiri

Feb 20, 2020 | 14:10
SHPËRNDAJE

tahiri

Zgjidhet trupa gjykuese në Kolegjin Penal të Gjykatës së Posaçme e cila do gjykojë dosjen ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ish drejtorit Jaeld Çela.

Trupa do kryesohet nga Albana Boksi dhe dy anëtarët Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 8 vite burg për Tahirin, gjykata e dënoi atë me 3 vite shërbim prove.

***

SPAK “dorëzon” Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën, dosja shkon në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit ndodhet prej ditës së djeshme dosja ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela.

“Panorama” ka konfirmuar se dosjen e ka dorëzuar Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njohur ndryshe si SPAK.

Tahiri dhe Çela janë shpallur fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura