S’paguanin faturat e energjisë elektrike, dy vëllezër shqiptarë i bëjnë gjëmën fqinjit në Itali

Oct 11, 2017 | 9:29
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë nuk ishin në gjente për të përballur faturat e energjisë elektrike dhe në këtë mënyrë kanë parë të arsyeshme që të vidhin energjinë elektrike te fqinji.

download (1)

Protagonistë të kësaj ngjarje janë dy vëllezër shqiptarë, R.S 18 -vjeç, dhe D.S -21 vjeç, të dy banorë në San Costanzo.

Ata jetonin në një shtëpi në kushte të vështira ekonomike. Ata janë pikasur nga policia falë disa lëvizje të dyshimta që ata bënin me biçikletë.

Dy vëllezërit ishin autorë të disa vjedhjet. Sendet që ata kishin arritur të grabisnin nuk i kishin shpëtuar syrit të banorëve kur dy shqiptarët i përdornin.

download

Policia kur ka hyrë në shtëpinë e të rinjve ka sekuestruar sendet e vjedhura, ku ka vënë re një kaboll elektrik i cili ishte i lidhur në mënyrë të jashtëligjshme në shtëpinë e fqinjit të shqiptarëve. Vëllezërit nga aty  furnizoheshin me energji elektrike, shkruan “Panorama”. Lidhur me këto vepra penale ata janë ndalur dhe pritet që gjykata të japë vendimin për ta.

San-Costanzo-7 San-Costanzo-6 san-Costanzo-5 San-Costanzo-4 San-Costanzo-3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura