S’pagoi sigurimet shoqërore të punonjësve, Tatimet kërkojnë bllokimin e Agon Channel

Jul 30, 2015 | 16:22
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon bllokimin e Agon Channel. Në një shkresë drejtuar Qendrës Kombëtare të Licensimit, kërkohet bllokimi i kompanisë AgonSet, që ka në pronësi Agon Channel, pasi rezulton se ajo nuk ka paguar 47 milionë lekë detyrime ndaj shtetit.

Faksimile e shkreses se Tatimeve
Faksimile e shkreses se Tatimeve
Referuar shkresës së datës 20 korrik 2015, të lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Tiranës, shoqëria “Agonset”, me administrator Maurizo De Renzis, ka një detyrim të papaguar në vlerën e 47.345.332 lekëve. Detyrime keto qe rrjedhin nga mospagimi i sigurimeve shoqërore dhe tatimi i të ardhurave personale të punonjësve.

Kërkesa e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për bllokimin e AgonSet synon mostjetërsimin e aseteve të shoqërisë, deri në shlyerjen e detyrimit tatimor.

Këtë javë prokuroria ngriti zyrtarisht akuzat ndaj pronarit të Agon Channel, Francesco Becchettit për pastrim parash, vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe krimi të skemave mashtruese me qëllim përfitimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura