Sozia e mbretëreshës Elizabeth shfaqet në mes të turmës duke ndjekur këngëtarin e njohur, reagime të shumta në rrjet

Jun 26, 2022 | 13:05
SHPËRNDAJE

Fansat e Glastonbury janë tërbuar pasi panë një grua në dukje si mbretëresha Elizabeth në festivalin e fundit që zgjati për 5 ditë.

Capture

Gruaja misterioze u pa duke ndjekur nga afër performancën e këngëtarit Robert Plant në eventin muzikor Worthy Farm.

Një video e kapur nga një kamerë e BBC ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet për ata që po e ndiqnin festivalin nga shtëpia.

Në TWitter, një shikues shkroi: “Më pëlqen të shoh Mbretëreshën duke shijuar pak Robert Plant në Glastonbury”.

Kjo video vjen pas raportimeve se mbretëresha ka sfiduar mjekët duke u rikthyer të kalërojë vetëm pak ditë pasi ajo u pa, pa bastunin me të cilin ishte shfaqur kohët e fundit.

Nëntë muaj më parë ajo u këshillua të ndalonte kalërimin, por thuhet se 96-vjeçarja i është rikthyer sërish atij në Windsor.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura