Të dielën mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi. Këto janë zgjedhjet e para në një vend evropian pas periudhës së izolimit shkaku i pandemisë. Konservatorët në pushtet po cilësohen favoritë dhe pritet të fitojnë një shumicë të konsiderueshme.
Qendrat e votimit do të jenë të furnizuara me maska dhe dezinfektues për nevojat e votuesve. Të drejtë vote kanë rreth 6.6 milionë njerëz, por shumë prej tyre pritet të mos e shfrytëzojnë të drejtën e votës, kryesisht për shkak të frikës nga infektimi me virusin e ri, shkruan “Reuters”.
Përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhje mund të goditet edhe nga fushata për bojkotimin e tyre, e organizuar nga disa parti opozitare, të cilat kanë thënë se votimi nuk do të jetë i lirë ose i drejtë për shkak të kapjes së fortë që presidenti Vuçiq ua ka bërë medieve.
Sipas sondazhit më të ri, Partia Popullore Serbe e Vuçiqit pritet t’i fitojë rreth 50 për qind të votave. Përkrahja për këtë parti është rritur për shkak të kënaqshmërisë rreth menaxhimit që qeveria ia ka bërë situatës gjatë pandemisë.