Sot zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, PS merr vendimin dhe “braktis” Arta Markun, ja kush do votohet

Dec 5, 2019 | 10:33
SHPËRNDAJE

1573650023_KRYEPROKUROR-660x330Partia Socialiste ka vendosur të votojë sot Olsian Çelën si Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së së zhvilluar me dyer të mbyllura para nisjes së seancës së Kuvendit.

Burime të “Panorama.al” konfirmojnë se Partia Socialiste do votojë Olsjan Çelën, që është i pari në listën e kandidatëve të vlerësuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Olsjan Çela ka marrë më shumë pikë se kandidatët e tjerë, duke lënë të dytën e listën Arta Markun, kryeprokuroren aktuale të përgjithshme të përkohshme. Ndërkohë që kandidatja e tretë është Fatjona Memçaj.

Nga lista e gjatë e kandidatëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi të përzgjedhë tre kandidatura për këtë pozicion, duke renditur të parin me diferencë pikësh, prokurorin Olsian Çela (459 pikë), ndërsa pas tij renditet kryeprokurorja e përkohshme aktuale, Arta Marku (406 pikë) si dhe Fatjona Memçaj (362 pikë)./ PANORAMA.al

121 111

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura