Zbardhen kuotat, ja kush do pranojë më shumë refugjatë nga vendet e BE-së

May 27, 2015 | 18:42
SHPËRNDAJE

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së për të pranauar 40.000 azilkërkues nga Siria dhe Eritrea të cilët kanë zbarkuar në Itali dhe Greqi, pranime këto që do bëhen gjatë dy viteve të ardhshme. Gjermania, Franca dhe Spanja janë vendet që do të pranojnë shumicën e emigrantëve në bazë të planit të fundit të Komisionit.

Emigrantë të paligjshëm në Lampeduza të Italisë

Nga 40.000 emigrantë që konsiderohen “nevojë e qartë për mbrojtje ndërkombëtare”, Komisioni thotë:

Gjermania do të marrë 8763 (21,91%)
Franca do të marrë 6752 (16,88%)
Spanja do të marrë 4288 (10,72%)

Britania ka pranuar se do të mbetet jashtë këtij plani për emigrantët, duke mospranuar asnjë azilkërkues apo refugjat luftë.

Shpërndarja e emigrantëve sipas kuotave nëpër vendet e BE-së ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet në disa vende të BE-së, të cilat e kundërshtojnë këtë plan.

Franca, Spanja, Hungaria, Sllovakia dhe Estonia kanë shprehur shqetësimet e tyre për këtë plan të Komisionit Europian.

Plani i pranimit të emigrantëve me kuota u bë publik në fillim të këtij muaji dhe synon që të pranojë rreth 20 mijë refugjatë lufte që vijnë nga vendet në konflikt.

Deri tani, Irlanda ka dalë vullnetare për të pranuar mijëra prej tyre në shtetin e vetë. Më shumë se 1800 emigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar detin Mesdhe për një jetë më të mirë në vendet e BE-së, ndërsa të paktën 60 mijë të tillë kanë tentuar të paktën një herë për të hyrë në vendet e BE-së.

Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga vendet në konflikt dhe në varfëri të skajshme, si Siria, Eritrea, Nigeria dhe Somalia. Ditën e sotme pritet që Komisioni Europian të bëjë publike kuotat e pranimit për çdo shtet. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura