“Sot u shua një yll. Nuk mundem të ngushëlloj as veten!”/ Ja postimi prekës i pedagoges për studenten shqiptare që humbi jetën në aksident

Nov 23, 2021 | 13:37
SHPËRNDAJE

Në aksidentin e tmershëm që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari, në mesin e viktimave ka qenë edhe studentja e UT, Albulena Beluli e lindur në vitin 1998.

t

Përmes një postimi, profesoresha e saj, Arta Bilalli Zendeli ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerës.

“Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës dhe mbarë shoqërisë shqiptare, sot ju shua një yll. Një yll që mbante emrin Albina Beluli.Një studente që me modestinë dhe edukatën e saj ishte inspirim edhe për ne profesorët e saj!Albinë, çka t’ju them kolegeve e kolegëve të tu që parreshtur më thirrin?! Më thirrin sepse e dinë se te doja shumë Ty. Si t’i ngushëlloj unë ata, kur nuk po mundem ta ngushëlloj as vehten time?Albinë, kishe shumë ëndërra! Aq shumë punoje e mësoje!Pusho në paqe studentja ime engjullore”, shkruan deputetja Arta Bilalli Zendeli. /Tetova Sot/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura