Sot u betua si ministre/ Elisa Spiropali: Nder i madh të shërbej në kabinetin “Rama 3”. Do kem çdo ditë dhe çast në mendje e zemër Shqipërinë

Sep 18, 2021 | 14:28
SHPËRNDAJE

Pasi u betua sërish si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar përmes një mesazhi, ku e konsideron një nder të madh dhe përgjegjësi sfiduese të shërbejë në kabinetin “Rama 3”.

eLISA 1

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo thotë se do ta kryejë detyrën e lartë me çdo ditë dhe çdo çast në mendje e në zemër Shqipërinë.

Mesazhi i plotë

Besimi për të shërbyer në kabinetin ‘Rama 3’ është një nder i madh dhe përgjegjësi sfiduese që do bëj çmos t’i përballoj si e meritojnë.

Do ta kryej këtë detyrë të lartë me çdo ditë dhe çdo çast në mendje e në zemër Shqipërinë dhe njerëzit e Saj të jashtëzakonshëm, historinë e Saj të mundimshme dhe të ardhmen e Saj gjithmonë e më të mirë.

Mirënjohje! 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura