Ftesa e Metës/ Përfundon takimi, Basha dhe aleatët e PD-së, 90 minuta në Presidencë

Nov 19, 2019 | 10:30
SHPËRNDAJE

Ka zgjatur rreth 90 minuta takimi i krerëve të partive opozitare, që janë jashtë parlamentit pasi dogjën mandatet, me kreun e shtetit, Ilir Meta. 

Robert-Rakipllari-intervista-Ilir-Meta1 (3)

Takimi ka nisur në orën 09:00, ku në Presidencë kanë mbërritur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me të gjithë aleatët.
Ndërkohë, në takim mungon kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ka dërguar nenkryetarin e partisë, Petrit Vasili.
Ne oren 10:28 minuta kreret e partive opozitare kane dale nga ambientet e Presidences, pas nje takimi rreth 90 minutesh me kreun e shtetit, Ilir Meta.

aleatet meta
Takimi vjen pak ditë pasi Presidenti Ilir Meta u bëri ftesë publike dhe kërkoi të takohet ” të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Presidenca.
Nderkohe qe mengjesin e sotem Presidenca rikujton se “Presidenti i Republikes SH.T.Z Ilir Meta pret ne oren 09:00 Koalicionin e Opozites prane Presidences”.
meta-aleatet-presidence4 meta-aleatet-presidence3 meta-aleatet-presidence2 meta-aleatet-presidence1 meta-aleatet-presidence
Kujtojme se dje pasdite, në orën 17:00, kreu i opozitës, Lulzim Basha mblodhi në takim të gjithë aleatët e partive të vogla opozitare në selinë blu për të diskutuar për situatën ku ndodhet vendi.

Në takim me kryedemokratin Lulzim Basha ishin kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i PR Fatmir Mediu, kreu i LZHK Dash Shehi, kreu i PBDNj Vangjel Dule, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi dhe kreu i PDK Nard Ndoka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura